Romët e jugut të Mitrovicës votojnë partinë e Vucic për 30 euro

Numër i madh i qytetarëve rom nga jugu i Mitrovicës janë tue shkue për me votue në qendrën e shkollës teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”, në veri të qytetit.

Burime të KosovaPress bajnë të ditun se ata po paguhen nga 30 euro për person, për me votue për pushtetin aktual – SNS’n e Aleksandar Vucic.

Sipas këtyne burimeve, kombi me ngjyrë të verdhë dhe targa 02 asht pronë e Mileta Ristic, ndërsa në organizimin e romëve asht tue ndihmue edhe vozitësi i ministrit Mariq, Nemanja Mile.

 

romet1