ROSU sot ka ba disa akcione napër Kosovë

Policia për krime ekonomike dhe Njësia Speciale operative “ROSU” në orët e hershme të mëngjesit ka bastisë shtëpinë e biznesmenit Aziz Tafa, i cili njihet për biznese të njohuna në Kosovë.

Indeksonline mëson se në shtëpinë e personit në fjalë, janë gjetë disa armë. Tafaj, i cili asht pronar i kompanisë “Agro Kosova Holding” asht ndalue për uzurpime në pronë si dhe pengim të personit zyrtar.

Policia e Kosovës prej orëve të mëngjesit ka nisë nji akcion edhe në Mitrovicë, ku asht tue largue uzurpatorët e pronave të kundërligjshme.