Rouhani fiton mandatin e dytë si Presidenti i Iranit

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka fitue nji mandat të dytë në detyrë, ka njoftue televizioni shtetnor i vendit.

Ai ka marrë ma shumë se rreth 40 milion vota të hedhuna, raporton ‘BBC.

Rouhani, i cili u pajtue për nji marrëveshje me fuqitë botnore për me kufizue programin bërthamor të Iranit, do të shmangte kështu nji ballotazh të dytë.

”Rouhani, 68-vjet, fitoi 58 për qind të votave, mbas numërimit të pothuejse 100 për qind të tyne”, theksoi Ministria e Mbrendshme iraniane.

Presidenti Hasan Rouhani fitoi përballë kundërshtarit konservator,  Ebrahim Raissi.

Kjo fitore ka me i lejue klerikut të moderuem me vazhdue politikën e hapjes ndaj botës, e faktueme edhe me marrëveshjen historike bërthamore me fuqitë e mëdha, në Korrik të vitit 2015.