Rrahje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës

Nji ngjarje e pazakontë ka ndodhë sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Dy zyrtarë të kësaj ministrie janë përfshi në nji përleshje fizike mbas disa mosmarrëveshje që kishin ndërmjet vete.

Indeksonline mëson se ishte sekretari permanent i MPJ’s, Fitim Sadiku, i cili kishte sulmue fizikisht nji zyrtar tjetër të Ministrisë, të cilën e drejton Enver Hoxhaj. Ndërsa, burimet thonë se ky rast tash asht hapë edhe në Policinë e Kosovës.

Ndërsa, Lajmi.net merr vesh se zyrtarin që e ka sulmue sekretari, asht drejtori i financave në këtë ministri, Vlorat Gashi.