Rrahmani e suspendon Sekretarin e Përgjitshëm të MSH’s

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka marrë vendim me suspendue Sekretarin e përgjithshëm të MSH’së, Gani Shabanin.

Lajmin e kanë ba të ditun burime të Gazetës Blic mbrenda kësaj ministrie.

“Sot asht marrë vendimi për suspendimin e Gani Shabanit”, tha ky burim.

Gani Shabani së bashku me ministrin Ferid Agani dhe me 62 zyrtarë të tjerë akuzohen në rastin Stenta, që damtuen buxhetin e shtetit me milona euro.

Ferid Agani ndërkaq, para disa ditësh kishte dhanë dorëheqje nga posti i ministrit.