Rrahmani: Ministria e Shendetesise asht e gatshme mbrenda jave me nise fillimin e kontributeve per sigurime shendetesore

Gjithmone ne shendetesi asht ba zhurme, ja ndaj ministrave ja ndaj sistemit, keshtu tha Ministri i Shendetesise Imet Rrahmani, si i ftuem ne emisionin Rrokum Roll.

“Me vjet ne shendetesi kane ndodh afera te ndryshme, e kjo ka ba me mendue se  çdo gja ne shendetesi asht keq, nuk po verehen gjanat e mira”, tha Rrahmani rreth gjendjes se shendetesise ne Kosove.

Tue thane se ne shendetesi nuk ka pase  qasje serioze, Rrahmani theksoi se tash asht tue u ba nji qasje e re.

“Na po mundohemi qe me kapacitetet e inspektoriatit, dhe me ane te takimeve ne qendra te shendetesise, me ba nji pune ma te mire ne sistemin shendetesor”, tha Rrahmani.

Ministri Rrahmani tha se me kabinetin qeveritar jane tue u mundue me krijue Fondin e Sigurimeve, e me krijue mundesi te reja shendetesore.

“I kemi pervjel krahet, e me ekipa te eksperteve jemi qase ne kete pune”, tha ai per krijimin e fondeve shendetesore, per te cilat tha se nuk jane alfa dhe omega per zgjidhjen e problemeve, por asht nji segment i mire per zhvillimin e shendetesise.

“Problemi asht te shume procedura qe ende jane shume burokratike, te tenderat, planifikimi dhe shperndamja jo e mire e tyne, dhe e fundit rruga e barnave nga barnatorja e spitalit te pacientet”, dha si pergjigje Rrahamani ne pyetjen e moderatorit Jupolli, se per  çfare arsye ka mungesa te barnave sidomos ne QKUK.

Ne pyetjen, pse vdiq nji nane gjate lindjes ne Gjinekologji te Gjilanit, ministri tha se “duhet me ia lane ne duer drejtesise”.

“Nga e njajta gjinekologe kane linde 2 femite e mi, s’besoj qe ka ba ndonji gja me qellim”, arsyetoi ministri.

E per keqperdorim te detyres nga mjeket, Rrahmani tha se keto probleme done kohe dhe se duhet te denohet individi, e jo i tane stafi.

“Por, ai mjek duhet me kuptue qe nese del njihere, nuk kthehet ma kurre ne detyre”, tha Rrahmani, tue shtue se ka pase raste kur menaxherat e reparteve kane raportue per kthim ne detyre te nji mjeku te suspenduem.

Ministri njoftoi se asht formue Komisioni per Protokolle,dhe kjo beson ai, ka me ndikue ne detyren e nji mjeku.

Ne vazhdim te bisedes, Rrahmani tha se ka me u testue edhe varfnia e pacienteve per me vleresue kush ka me i pague premiumet.

“Dikush s’ka nevoje per social, e asht ne liste, e dikush ka nevoje por s’asht”, e veçoi si problem ministri.

“Prej fillimit kam qene LDK, gjithmone LDK”, tha Rrahmani tue fole rreth deklarimeve te deputeteve te PDK’s per ministrin Rrahmani.

“Krijimi i 5 Odave ne baze te ligjeve, asht nji gja shume me randesi, kemi me i barte disa kompetenca te ato oda”, tha ministri, tue shtue se Odat jane krahu i djathte i Ministrise se Drejtesise.