Rrefehet Erdogan: Ku ishte dhe si ndigjoi për tentim grusht shtetin!

N’intervistën për rrjetin televiziv amerikan, CNN, presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka folë ndër të tjera edhe për vendin se ku ishte kur filloi grusht shteti.

Ai ka tregue edhe për atë se si ka veprue kur e ka kuptue se çfarë po ndodhë.

Erdogan tha se me 15 Korrik ishte me familjen e tij në pushime për pesë ditë në Marmaris.

“Atë natë rreth orës 22:00 mora disa lajme se çfarë po ndodhte dhe mora vesh se në Stamboll e Ankara e disa vende kishte disa lëvizje që po ndodhin”, ka thanë Erdogan për CNN.

“Kisha me vete gruen time, dhandrrin, nipat e mi. Për këtë arsye ishte ma e randë. Por para se të largohesha ftova mediat dhe kamerat për me ju adresue popullit turk”, ka thanë presidenti.

“Por televizioni publik nuk ishte në gjendje ta bante këtë, kështu që përdorëm planin B tue përdor telefonin celular dhe nepërmjet nji televizioni privat i ftova qytetarët që të dalin në qytete dhe në sheshet e qytetit.

Menjëherë mbas kësaj thirrje mora vesh se njerëzit me të madhe filluen me dalë në rrugë”.

Erdogan tha se kjo ishte shumë me randësi sepse kjo ishte mënyra ma e mirë me kuptue ata puçistët që tentuen grusht shtetin, me kuptue gjuhën e popullit turk.