Rrëfehet Ermira Mehmeti: Kjo asht e vërteta e përgjimeve!

Politika shpesh konsiderohet si nji xhungël, ku ma i forti arrinë me i mbijetue pushtetit, sulmeve dhe intrigave që mund të thuren në korridoret e dhunshme të saj. Përjashtim nuk bajnë as femnat. E fundit në listë ishte Ermira Mehmeti, deputete e BDI's, e cila asht nji nga dy femnat shqiptare protagoniste në politikën e Maqedonisë. Rreth nji muej ma parë u publiku nji përgjim telefonik ku supozohej se biseda zhvillohej mes saj dhe nji zyrtari të naltë të BDI's, zavendëskryeministrit Musa Xhaferi, transmeton. Ende sot, organet e hetimit në Maqedoni nuk kanë nji përgjigje përfundimtare mbi autenticitetin e materialit të publikuem. Deputete prej 8 vitesh e Parlamentit të Maqedonisë, Mehmeti tregon të vërtetën e saj për “Exclusive”. “Unë kam ba disa ekspertiza private lidhun me atë lloj përgjimi. Këto analiza kanë tregu se bahet fjalë për nji montim zanash. Janë ngjit disa përgjime dhe asht fut mes tyne edhe zani im për me i dhanë ma shumë besueshmëni. Tash ka nji proces hetimor në Prokurorinë Speciale, organi ma i pamvarun i hetimit në Maqedoni dhe nuk due të ndërhyj ma tepër sepse damtoj hetimet. Asht nji konspiracion i rrezikshëm nga ata që duen me damtue politikanët shqiptarë në Maqedoni, e sidomos nji politikane femër shqiptare. Në nji situatë ku ka ra sistemi i sigurisë dhe ligjit në vend, nuk mund të presim gja tjetër përveçse konspiracioneve të tilla dhe çfarëdo që të themi në mbrojtjen tonë, nuk i plotëson pritshmënitë e opinionit. Ka qenë nji goditje e randë. Qëllimi ka qenë që të tregohet se nji femën shqiptare nuk mundet me ja dalë në politikën maqedonase pa nji aferë me nji mashkull të pushtetshëm. Mendoj se asht taktikë ose skenar që asht përdor historikisht në ish-Jugosllavi, kur duhej diskretitue nji person publik”, tregon deputetja. Ajo shton se qëllimi ka qenë të goditej edhe familja e saj: “Familja ime ka qenë dhe ngelet në krahun tim dhe e mira asht se dolëm nga kjo histori edhe ma të fuqishëm, ma të bashkuem, për zhgënjimin e atyne që donin të më lendonin”. “Unë kam marrë 3 kercënime, për fat të keq edhe nga shqiptarë, që tregon se krimi tejkalon barrierat etnike. Bahet fjalë për njerëz që kanë histori me drejtësinë. Due ta mbyll këtë histori që më ka lendue, por nuk më ka rrenue. Kam mësue se asht detyrë e imja që të ngrihem dhe të vazhdoj jetën dhe veprimtarinë time politike. Ju kam borxh votuesve të mi dhe familjes sime”, theksoi Ermira Mehmeti.

Politika shpesh konsiderohet si nji xhungël, ku ma i forti arrinë me i mbijetue pushtetit, sulmeve dhe intrigave që mund të thuren në korridoret e dhunshme të saj.

Përjashtim nuk bajnë as femnat.

E fundit në listë ishte Ermira Mehmeti, deputete e BDI’s, e cila asht nji nga dy femnat shqiptare protagoniste në politikën e Maqedonisë.

Rreth nji muej ma parë u publiku nji përgjim telefonik ku supozohej se biseda zhvillohej mes saj dhe nji zyrtari të naltë të BDI’s, zavendëskryeministrit Musa Xhaferi, transmeton.

Ende sot, organet e hetimit në Maqedoni nuk kanë nji përgjigje përfundimtare mbi autenticitetin e materialit të publikuem.

Deputete prej 8 vitesh e Parlamentit të Maqedonisë, Mehmeti tregon të vërtetën e saj për “Exclusive”.

“Unë kam ba disa ekspertiza private lidhun me atë lloj përgjimi. Këto analiza kanë tregu se bahet fjalë për nji montim zanash.

Janë ngjit disa përgjime dhe asht fut mes tyne edhe zani im për me i dhanë ma shumë besueshmëni.

Tash ka nji proces hetimor në Prokurorinë Speciale, organi ma i pamvarun i hetimit në Maqedoni dhe nuk due të ndërhyj ma tepër sepse damtoj hetimet.

Asht nji konspiracion i rrezikshëm nga ata që duen me damtue politikanët shqiptarë në Maqedoni, e sidomos nji politikane femër shqiptare.

Në nji situatë ku ka ra sistemi i sigurisë dhe ligjit në vend, nuk mund të presim gja tjetër përveçse konspiracioneve të tilla dhe çfarëdo që të themi në mbrojtjen tonë, nuk i plotëson pritshmënitë e opinionit.

Ka qenë nji goditje e randë. Qëllimi ka qenë që të tregohet se nji femën shqiptare nuk mundet me ja dalë në politikën maqedonase pa nji aferë me nji mashkull të pushtetshëm.

Mendoj se asht taktikë ose skenar që asht përdor historikisht në ish-Jugosllavi, kur duhej diskretitue nji person publik”, tregon deputetja.

Ajo shton se qëllimi ka qenë të goditej edhe familja e saj:

“Familja ime ka qenë dhe ngelet në krahun tim dhe e mira asht se dolëm nga kjo histori edhe ma të fuqishëm, ma të bashkuem, për zhgënjimin e atyne që donin të më lendonin”.

“Unë kam marrë 3 kercënime, për fat të keq edhe nga shqiptarë, që tregon se krimi tejkalon barrierat etnike.

Bahet fjalë për njerëz që kanë histori me drejtësinë.

Due ta mbyll këtë histori që më ka lendue, por nuk më ka rrenue.

Kam mësue se asht detyrë e imja që të ngrihem dhe të vazhdoj jetën dhe veprimtarinë time politike.

Ju kam borxh votuesve të mi dhe familjes sime”, theksoi Ermira Mehmeti.