Rrëfehet ish-grueja e vrasësit të 50 personave n’Orlando!

Ish-grueja e vrasësit të 50 personave asht rrëfye mbas sulmit që ndodhi në nji klub nate homoseksualësh në Florida.

Ajo e ka përshkrue Mateen si nji person të luhatshëm, të shqetësuem edhe me probleme mendore, shkruen BBC.

Këto deklarata ajo i bani për media, ku u shfaq me të fejuemin e saj, Maurcio Diaz.

Omar Mateen kishte vra 50 persona, ndërsa kishte plagos 53 të tjerë, para se të qellohej për vdekje nga policia.