Rrëfehet kolegu i tij: Qe si vdiq profesori Heset Cakolli në fakultet!

Nji sulm kardiak ishte fatal për profesorin e Inxhinierisë Mekanike, Heset Canolli.

Ky i fundit rreth orës 10:30 derisa po bahej gati për me hy në kabinetin e tij pësoi sulm në zemër.

Lajmin e ka konfirmue për Express, Prodekani për cilësi dhe bashkëpunim me Ekonimi në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Shpëtim Lajqi.

“Profesori ka qenë profesor i rregullt. Në moshën 59 vjeçare para se të futet në kabinetin e tij ka ra në tokë. Asht thirr ekipi i emergjencës, pamvarësisht tentimeve profesori humbi jetën”, ka thanë Lajqi.

Ai asht shpreh se fakulteti i tij, ka humb nji koleg e profesor të devotshëm.

Lajqi u ka shprehe ngushëllime familjes, studentëve e kolegëve të profesorit të ndjemë.