Rrefim shokant: Qysh ka dashte me vra veten ‘baba’ i kombit serb – Dobrica Cosic

dobrica-cosic

Gazetari ma i njoftun kroat Darko Hudelist, sjell per revisten “Nedeljnik” nji interviste te gjate me shkrimtarin, ish kryetarin e mbetjes se Jugosllavise dhe njeriun qe e konsiderojne “baba” i kombit serb, Dobrica Cosic.

Ne kete interviste Hudelist  zbulon se gjate bisedes me Cosic, ai e ka pranu se ka mendue seriozisht me ba vetvrasje ne lumin e tij te vendilindjes, Morava.

“Njimend kam mendue me u mbyte ne lum, ne lumin e vendlindjes teme, Morava. Por s’kam qene i sigurt – u tutsha mos po m’qet lumi permbi uje. Mandej, ku me gjete nji asi vorbulle qe kishte me m’marr ne thellesite  e veta? Dhe qysh me ja ba, mendova per nji çast me ja lidhe vetes nji guri ne qafe? Cka s’me ka shkue ne mend. M’u kishin mbledhe gjanat, isha shume i paknaqun me veten…”, i thote “baba” i kombit serb, idhulli dhe modeli i Rexhep Qosjes – Dobrica Cosic – gazetarit kroat Darko Hudelist.

cosic-mlad

Foto nga rinia e Cosic, te cilen ja beson Darko Hudelistit

 

“Mandej mendova me vjerr veten. Sepse, ate dite, ne katundin tem, Drenova e Madhe (Veliko Drenovo), u vjerr nji katundar, ne nji shelg ngat bregut te Moraves. Ende pa ardhe policia, xhandarmeria. N’katund u hap fjala se nji njeri ish vjerr. Mendoj se e ka pase emnin Dule. ‘Dule asht vjerr n’shelg!”; folshin njerzia te shqetesuem. Shkuem me e pa. Edhe une e kqyrsha. M’interesonte qysh e ka vjerr veten ky njeri. E kqyrsha qysh e ka lidhe konopin per druni, nalt, qysh asht ngjite deri atje, dhe sidomos i ndova oroe teknikes me te cilen e ka vjerr veten. Duhesh shume fort me lidhe konopin e mandej me kcye. Nese kputet kjo unaze (Dobrica ma tregon ne trupin e tij, cila unaze), menjihere kryhet”, shkruen gazetari ma i famshem kroat per shkrimtarin ma te popullarizuem serb.

Dobrica Cosic, me vepren dhe me frymen e tij te mendimeve, ka qene frymezuesi i kriminelit Slobodan Milosevic. Cosic ka qene njani nga autoret e dokumentit te njoftun si “Memorandum” te Akdamesi se Shkencave te Serbise, qe ka qene manifesti i krejt krimeve qe ma vone i kryen krimineli Milosevic me nji bande te madhe aparatçikash nacionaliste serbe.