Rrefimi goditës: S’kanë lindë ende burra me shantazhue Ilir Meten!

Derisa nji ditë u shfaq bujshëm e me nerva. Për me shkund fort opinionin publik e atë politik.

Bani atë që ka ba gjithmonë: lëvizjen e duhun, kthesën e fortë, në çastin e duhun. Për me u ba edhe nji herë ma shumë faktor kyç?

Për me fuqizue LSI’n? Për me provokue apo kërcënue kënd? Për me prish koalicionin me PS’në? Për me nxit zgjedhjet e parakohshme?

Ilir Meta përgjigjet për këto e të tjera çashtje, që kanë të bajnë me të shkuemen e tij politike në nji intervistë të gjatë për revistën ‘Mapo’.

Ai flet për betejat me Nanon, Berishën e Ramën.

Për akuzat e forta. Për dilemat e tij. Për miqtë e bashkëpunëtorët, që i ka apo që i ka humb. Si dhe për jetën që mund të kishte ba, nëse s’do të kishte zgjedh politikën.
“Unë nuk kam kërkue asnjiherë që të bëhem faktor, por askush nuk me përjashton dot nga angazhimi për stabilitetin e vendit, sidomos kur ky stabilitet cenohet seriozisht. Unë kam deklarue që në fillim se ka me votue çdo refomë, simbas standardeve të Venecias,” thotë Meta n’intervistë.

Për akuzat e ngrituna ndër vite ndaj tij, Meta thotë: “Nuk ka asnji çashtje ndaj meje. Të gjitha çashtjet kanë qenë politike dhe s’kam pasë asnjiherë shqetësim prej tyne. Gjithmonë kam dhanë shembullin se si mund të përballohen me kurajë qytetare e politike edhe procese të tilla.

Jam trajnue nga zoti Berisha që në vitin 1992, kur isha 23 vjet, si i pari deputet opozitar që m’u hoq imuniteti e që kercënohesha çdo ditë me burg për të ashtuquejtunën kryengritje të Poliçanit.

Kështu që mua nuk më shqetësojnë aspak akuzat e çashtjet që hapen në emnin tim. Nuk kanë lind ende në këtë botë burra, vendas apo nderkombëtarë, që me shantazhue Ilir Metën si politikan. Unë përulem vetëm para arsyes, të drejtës e të mirës, në politikë, në jetë e në shoqni”.

 

metamapo