Rrëfimi i babës së Almirit që vdiq nga pasojat e plagëve: Na sulmoi maqedonasi

Sedat Aliu ka mbledhë forcat e fundit për me kallxue për vrasjen e të birit, Almirit 4­ vjeçar, i cili ishte viktimë e nacionalizmit të prapambetun të nji maqedonasi B.I po nga Kumanova, i cili për shkaqe banale sulmoi familjen Aliu.

“Ju njoftoj se varrimi i djalit tim Almirit ka me u ba në kohën e namazit të Iqindisë”,- shkruen Sedat Aliu, prindi i Almirit.

Pra, arsyeja e sulmit nga maqedonasi B.I, simbas Sedat Aliut, asht ky: “Ishim në spitalin e Kumanovës tue pritë në radhë për me i dhanë djalit nji injeksion. Në ato momente erdhi nji rast urgjent dhe na i dhamë përparësi.

Këtë gjest njerëzor nuk e mirëpriti B.I., i cili po priste njajtë në radhë. Bile ai, i revoltuem thirri në telefon përforcime për me më sulmue mue me familjen.

Në këto rrethana mu deshtë edhe mue me thirrë vëllaun dhe nipin tim. Mbasi dolëm jashtë, ata kishin qenë tue na pritë të armatosun.

Morën hov dhe na goditën së pari me kerr të tipit “Mercedes C200”. Na mbështetën për muri.

Djalin tim e bani copa, gruen dhe mue na shkaktoi lëndime të randa, ndërsa mandej dolën nga kerri tue na rrahë me shkop bejsbolli. Këtu e pësuen randë edhe vëllai im A.A. dhe nipi im S.D., të cilët gjendet njisoj në gjendje të randë në Spitalin e Shkupit”,- rrëfen ngjarjen Sedat Aliu, shkruen “Telegrafi” i Maqedonisë.