Rrëfimi i Ibrahim Gashit: Pse ju bashkova PDK’s

Profesori universitar Ibrahim Gashi ka ba me dije se proceset politike dhe ekonomike nëpër të cilat po kalon Kosova e kanë shtye me ju rikthye skenës politike.

Në këtë intervistë dhanë për gazetën “Epoka e re”, Gashi ka kallxue se ka zgjedhë PDK’n për me vazhdue karrierën e tij politike për dy arsye: së pari, se PDK’n e konsideron parti kontribuuese të çlirimit, të pamvarësimit dhe të konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe, së dyti, mbasi sot shumë çlirimtarë nga regjioni i Drenicës, që dhanë shumë për lirinë dhe luftën, po akuzohen me akuza të sajueme. “Në këtë situatë unë kam ndje obligim të bashkohem me partinë, e cila ma së miri mundet dhe ka m’i mbrojtë këto vlera”, ka thanë Gashi.

Ai thotë se nuk sheh në horizont ndonji alternativë politike të re apo egzistuese që kishte me ja rrezikue vendin e parë PDK’s. “Në bazë, jo vetëm të sondazheve të publikueme, por edhe të vrojtimeve të mia derisa kam qenë i papërfshimë në PDK, nuk shoh se doket në horizont ndonji alternativë politike e re apo egzistuese që kishte me rrezikue vendin e parë për PDK’n. Pra, në zgjedhjet e ardhshme e shoh, pa diskutim, PDK’n forcën e parë politike në vend”, ka thanë Gashi.

Ai ka thënë se tash mbetet në vlerësimin e lidershipit të PDK’s se çfarë angazhimi ka me pasë në këtë parti.