Rrëfimi i irakianit: ISIS janë ‘thjesht mjekra’

Që kur ka nisë operacioni për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i Shtetit Islamik, mbi 17 mijë njerëz janë çlirue nga ushtria qeveritare irakiane dhe forcat kurde. Rakan Jauid Aid asht nji prej tyne, që ka jetue mbi dy vjet nën regjimin e ISIS. Ai ka rrëfye historinë e tij

“Përpara se Daesh (Shteti Islamik) të mbërrinte, baba im dhe unë punonim për policinë e naftës- nji forcë sigurie që kujdeset për mbrojtjen e institucioneve të naftës.

Baba im e kërcënoi Daesh, kështu që ata tentuen me vra me nji bombë të improvizueme, por dështuen.

Por, kur Daesh hyni në Mosul, ata vranë babën tim mbasi ai ishte oficer policie.

Unë u largova dhe ata nuk më ndjekën.

Katundi ku shkova u mbajt i pushtuem për dy vjet e disa muej.

Nëse kisha folë me dikend për faktin që kam qenë polic, kishin me m’vra.

Kjo ju ka ndodhë shumë miqve të mi.

Daesh janë vetëm mjekra.

Ata të detyrojnë me marrë pjesë në tana lutjet në xhami.

Nëse grueja jote nuk mban hixhab, ata të fshikullojnë- ata kanë kontroll të plotë.

Ata që kanë nji rrogë, jetojnë mirë.

Por, ata pa rrogë, si puna ime, nuk munden me sigurue bukën.

Unë ika kur ushtria irakiane çliroi nji zonë vetëm pesë kilometra larg katundit.

Ushtria qëllonte me mortaja drejt katundit dhe Daesh kundërpërgjigjej.

Kur erdhi ushtria, na thanë me shkue në nji tjetër qytet për strehim.

U thashë se kam qenë me policinë e naftës, por nuk më besuen në fillim.

Mandej ju kallxova për Daesh’in në Kirkuk dhe më lanë me ju ndihmue.

isis1

Njerëzit aty mbrenda në Mosul më thonë se e kanë vdekjen pranë.

Nëse operacioni zgjat shumë, ka me qenë nji katastrofë.

Nuk ka punë, njerëzit kanë me vdekë.

Disa njerëz më kanë thënë se nëse forcat e sigurisë nuk hedhin ushqim nga ajri për nji javë ose dy, ka me pasë masakra.

Njerëzit e Daesh janë qenë.

Shpresoj që qyteti im, Mosuli, të çlirohet nga Daesh dhe shpresoj që kryeministri të na lejojë me u kthye në vendet e punës.

Tash jetoj në nji tendë dhe pa rrogë.

Ku asht drejtësia?

Unë jam përgjegjës për familjen dhe nuk kam rrogë./BBC