Rrëfimi i kosovarit të kthyem nga Siria: Shkova me i ndihmue civilët

Që nga viti 2012 e deri sot, 314 shqiptarë të Kosovës, në mesin e të cilëve 44 gra dhe 28 fëmi, kanë shkue në Siri.

Ata i janë bashkue fillimisht grupeve opozitare që luftonin kundër qeverisë së presidentit sirian, Bashar Al Assad, e mandej edhe grupeve ekstreme si Shteti Islamik.

Simbas autoriteteve, 110 prej tyne janë kthye në Kosovë, kryesisht të zhgënjyem më atë që kishin pa dhe përjetue atje.

Njani prej të kthyemve asht rrëfye për Zanin e Amerikës. Për arsye sigurie, intervista asht zhvillue në nji mjedis të errët dhe i intervistuemi nuk prezentohet me emnin e vërtetë.

Ai thotë se ka shkue në Siri, i shtyem edhe nga besimi islam, për ç’gja konsideron se asht e përbashkëta e tij me popullin e Sirisë.

“Kisha me shkue edhe në ndonji vend tjetër, ndoshta edhe në Europë, por atje më ka lidh besimi dhe disa tradita të njajta”, ka pohue ai.