Rrefimi i Kryeprokurorit për vjedhjen, prej kujt u befasue!

aleksandarlumeziii

Shtëpia e Kryeprokurorit të Republikës së Kosovës, Aleksandër Lumezit, ka qenë cak i disa hajnave ende të paidentifikuem.

Prona e tij, e cila gjendet në rrugën “Xhevat Qena” në Prishtinë, asht sulmue n’orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Kryeprokurori, Lumezi ka konfirmue për Indeksonline se vjedhja ka ndodh derisa ai me familje ishin tue fjetë.

“Po, rreth orës 03:10 minuta kanë hy persona të panjohun derisa na kemi qenë në gjumë dhe i kanë vjedh disa sene jorelevante”, ka thanë ai.

Ma tej, Lumezi tregon se atij i asht vjedh telefoni personal, mirëpo thotë se ndihet i befasuem se si kanë arritë ata me u futë kur aty gjendeshin pjesëtarët e policisë.

“Nji telefon dhe disa gjana tjera. Telefoni ka qenë i imi. S’kam dyshime të ndokush, a kanë qenë hajna apo çfarë kanë qenë. I kanë thye dy dyert, policia ka qenë përpara aty, s’ka qenë aq lehtë me hy por shohim”, ka thanë ai.

Ndryshe, organet e sigurisë në vend kanë nisë hetime për rastin në fjalë.