Rrëfimi i nanës së vajzës që vdiq nga shembja e shpisë: Inspektorja më tha “mshele gojen moj…”

Nana e Xhenetës (Lirije Gashi), vajza e cila vdiq nga lëndimet e marra nga shpia e rrxueme në Qendrën Historike të Prizrenit ka rrëfye se si ka ndodhë ngjarja.

Ajo ka thanë se, fillimisht në shpi i kishte vendosë disa dërrasa për shkaqe të sigurisë, por mandej Komuna e Prizrenit kishte ardhë dhe ia kishte largue.

“Që fëmia mos mu lëndu i kom qit do dërrasa sepse shpija u kon shumë e shkatërrume. Por, para dy jave ka ardh inspektorati i Komunës edhe mi ka largu”.

Ajo thotë se Inspektorja e kësaj komune, Dashja Memqaj–Jelliqi, e kishte ofendue atë tue i thanë: “Mshele gojën moj flliqtajk”.

Unë i thojsha atynve mos i largoni amoni ju kom se kjo shpi ka me mi mbyt fëmijët, por Dashja, inspektorja më ka thonë mshele gojën moj flliqtajk”, ka rrëfye ajo.