Rrëfimi i nji banori për përpjekjet me i pshtue dy fmitë

Banori i Kolovicës, Sylejman Krasniqi, ku edhe kanë humbë jetën dy fëmi pak orë ma parë, ka rrëfye përpjekjet që janë bë për me i pshtue fmitë.

Krasniqi ka thanë se vajza e tij dhe nji polic kanë tentue për 20 minuta me i pshtue, por nuk kanë arritë me ba nji gja të tillë.

“Kam nji vajzë që din me notue dhe ka tentue për 20 minuta, por nuk ka pasë sukses. Mandej dhe nji polic ka tentue mbas 20 minutave, por nuk ka pasë sukses”.

Ai thotë që kompania qe e ka hapë këtë gropë asht edhe kompania që e ka asfaltue këtë rrugë dhe asht nga Barileva.