Rrëfimi i pjesëtarëve të ISIS, të nxanun n’Irak

Rreth 1 mijë të burgosun mbahen në burgun sekret në veri të Irakut, krejt të akuzuem për lidhje me ISIS’in. Me autorizimin e autoriteteve kurde, mediumi amerikan CNN arriti me hy në burgun famëkeq, tue intervistue 3 prej të burgosunve. Laith Ahmed ishte pjesë e militantëve të ISIS që sulmuen Kirkukun në 21 Tetor.

Video e xhirueme nga kamerat e sigurisë kallxojnë pamjet e operacionit që synonte me i shpërqendrue forcat irakiane nga fokusi i tyne kryesor, Beteja për Mosulin. Ai qëllohet në kambë dhe kapet nga banorët e inatosun që ja dorëzojnë forcave të sigurisë kurde.

Tre ditë ma vonë nji burrë erdhi te ai tue i premtue nji rrogë nëse kishte me ju bashkue Shtetit Islamik. I varfën dhe i pashkollë, Ahmed pranoi, pa i kuptue pasojat e vendimit të tij. Tash thotë se nuk ka të bajë ma me ISIS. “Bana nji gabim. Nuk di me shkruejt apo me lexue. Çdo gja që bana ishte e gabueme”, thotë ai.

20-vjeçari Akram Ahmed punonte në nji dyqan telefonash dhe i pëlqenin mesazhet fetare të ISIS, edhe pse i dokeshin të largëta deri në ditën kur i kërkuen me u ba pjesë e grupit. “Kalifati na joshi me fenë. Unë jam nji student i ligjit të Sharias në universitet. Kështu ideja e nji Shteti Islamik mu dok bindëse”, tha ai.

Studentit ju kërkue me u marrë me studimin dhe vëzhgimin e terrenit para sulmit në Kirkuk. Ai përdori telefonin për me i filmue ndërtesat e randësishme qeveritare e të sigurisë, dhe zbuloi pikat e dobëta që militantët mundeshin me i shfrytëzue për me hy në qytet. 20-vjeçari u shpreh i penduem për damet që kishte shkaktue dhe tha se gjithmonë mendon për to.

“Neve na kanë thanë se jobesimtarët duhen me u vra edhe pse tash nuk jam shumë dakord me këtë. Këtu në burg më thanë se Profeti kishte nji kojshi jobesimtar e nuk e vrau atë”, tha ai.