Rrefimi i Rexhep Selimit. Qe çka thotë për Kamishin!

Në seancën gjyqësore që po mbahet kundër deputetëve të Vetëvendosjes, asht tue u marrë në pyetje Rexhep Selimi, i cili së bashku me Visar Ymerin, Florin Krasniqin dhe Besart Bujupin akuzohen se e kanë sulmu fizikisht deputetin Bekim Haxhiu.

Ngjarja kishte ndodh me 28 Qershor 2012 n’oborrin ku gjendet Kuvendi i Kosovës.

Gjykata ka largu nga salla Visar Ymerin dhe Besart Bujupin mbasi që konsiderohet se ata janë bashkëkryemës të veprës penale.

Selimi tha se ky rast asht i motivuem politikisht se ende po vazhdon të mbetet i tillë.

Ai ka kundërshtu deklaratën e të damtuemit Bekim Haxhiu, i cili ka thanë se asht sulmu nga deputetët e VV’s, tue thanë se krejt ajo ngjarje ka qenë konflikt verbal ashtu si ka qenë edhe konflikti i tij me deputetin Latif Gashi.

Selimi po ashtu tha se deshmitarët që deshmuen për këtë ngjarje kanë qenë nën presion.

Ai ka vazhdu me tregue se se i ka ndodh rasti mes tij dhe Haxhiut mbas seancës.