Rrëfimi i shokut të dhomës: Qysh e gjeta Astrit Deharin kur u ktheva nga pauza

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prizren ka publikue nji raport për vdekjen e Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit.

Në raportin e KMDLNJ asht edhe rrëfimi i shokut të dhomës së të ndjerit Dehari, Naser Makolli, i cili ka thanë se ata ishin në shetitjen e zakonshme në orët e mbasditës, ku Astriti nuk kishte dalë, dhe kur kthehen në qeli e gjejnë të shtrimë aktivistin e Vetëvendosjes, kurse në gojën e tij asht gjetë nji shishe e plastikës.

Komunikata e plotë e KMDLNJ në Prizren:

“Me 07.11.2016 nga ora 10.20 deri në ora 12.25 përfaqësuesi i KMDLNJ-s, ka vizituar Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Qëllimi i vizitës ishte njoftimi shtesë lidhur me rastine vdekjes së të paraburgosurit A.D. Fillimishtë takimi u bë me u.d. drejtorit të Qendrës së Paraburgimit, z.Destan Zogaj, që ka ofruar transparencë të plotë duke vënë në dispozicion çdo informatë lidhur me rastin e të ndjerit A.D.”

Naser Makolli, ka qenë i intervistuar nga KMDLNJ-ja, pasiqë në krahun A-3 ka qenë në të njëjtën qeli me të ndjerin.

‘Prej fillimit kam qenë në të njëjtën dhomë me Astritin. Me mua dhe ate kanë qenë edhe F.L.e A.G. Ka qenë shumë i sjellëshëm dhe i shoqërueshëm. Asnjëherë s’kam vërejt ndonjë shqetësim. Ditën kritike (05.11.2016) paradite kemi dalur bashkë në sheti në ora 9.00. Pasdite kemi bërë pastrimin e zakonshëm, të gjithë ne, të të njëjtës qeli bashkarishtë. Ai, pas pastrimit ka hequr edhe mjekrrën, dhe me sa mbaj mend gjatë qëndrimit të tij këtu, vetëm dy herë ka hequr mjekrrën’, ka thënë fillimisht Makolli.

‘Në kohën e shetis së pasdites në ora 14.00 Astriti ka thënë se do të rrij në dhomë, ngase ka dhimbje koke dhe do të pushoj. Ka ndodhur ndonjëherë që edhe unë, por edhe ndonjëri sikurse edhe Astriti që të mos del në sheti, dhe kjo na ka bërë që të mos shfaqim ndonjë dyshim. Madje, edhe unë shpesh nuk dalë për arsye të ndryshme. Mirëpo, unë e as shokët e dhomës nuk kemi vërjet diçka të dyshimtë. Pas përfundimit të pushimit, në ora 15.00 jemi kthy dhe unë i pari kam qenë që e kam parë Astritin të shtrirë në dysheme në shpinë, prapa kam pasur shokët e dhomës dhe oficierin D.K. Kam parë që as nuk ka lëviz apo lëshuar ndonjë gjëmë. Ka pasur në gojë një shishe plastike (të mjaltit) që blihen në kantinë. Në moment ka reaguar oficieri dhe ka thirrur në ndihmë ekipin mjekësor të Qendrës së Paraburgimit, që shpejt ka ardhur dhe i kan dhënë ndihmën e parë. Sipas atyre që dhanë ndihmën ka patur puls, shenja jete derisa ishte në dhomë. Më pas është bartur poshtë në ambulancë. Ndërsa, më pas në lajmet e para, në medie (nuk di saktë kur) kemi marrë njohtimin se ka ndërruar jetë’, ka thënë Naser Makolli.

Ai, ka pohuar se derisa ka qenë në dhomë me të (e me të ndjerin ka qenë që nga ardhja e tij këtu) asnjëherë, jo që ka pirë ndonjë tablet, apo medikament, por as që është ankuar në ndonjë sëmundje. Ndërkoh, konstaimi i vdekjes është bërë po të njëjtën ditë (dt.05.11.2016) në ora 15.55 në Qendrën Spitalore të Prizrenit. Ai, kishte qenë në Qendrën e Paraburgimit nga dt.01.09.2016 e deri në ditën kritike 05.11.2016. Takimi me zyrtarët e ambulancës Se nuk ka përdorur barëra asnjëherë apo ndonjë lloj medikamenti që nga ardhja e deri në ditën kritike, e pohuan edhe zyrtarët e ambulancës, që ofruan edhe kartelën personale shëndetësore (të cilën e ka çdo i burgosur), ku qartë shihej se asnjë lloj barëre s’është përdorur nga i ndjeri.

Analizat i ishin bërë njëherë me dt.18.10 2016 me kërkesën e tij dhe ato kishin rezultuar në rregull. Ndërsa, psikologu e kishte vizituar me datat 6 e 8 .09.2016 dhe nuk ka konstatuar ndojë shqetësim apo ankesë.

Takimi me zyrtarin social

I ndjeri me dt.02.09.2016 ishte intervistuar për hartimin e anamnezës.

“Absolutishtë s’kam vërejt ndonjë shqetësim emocional. Ka qenë shumë i hapur. E kam takuar edhe dy herë të tjera ku ka pasur kërkesë për libra. Ka lexuar rregullishtë’, ka thënë Haqif Iliazi, zyrtar social, por që asnjë shqetësim se kishte vërejtur e as që kishte paraqitur i ndjeri.

Shtojcë:

Sa i përket shishës e cila i ishte gjetur në gojë nga ana e shokëve të qelisë në momentin kritik, zyrtarët e Qedrës së Paraburgimit kanë ofruar këto të dhëna: ajo është paketim plastik me mjaltë të ndryshme me sasi 340 gr, që blihet në kantinë.

Me dt. 27.10.2016 të ndjerin e ka vizituar Dardan Molliqaj dhe me dt.03.11.2016 e ka vizituar edhe Sami Kurteshi. Që të dyja vizitat janë bërë bashkë me familjarët e tashmë të ndjerit dhe me lejen e Vebi Kashtanjevës, gjyqtar, i Gjykatës Themelore për krime të rënda në Prishtinë.

KMDLNJ, kërkon nga opinion publik, mediet dhe akterët tjerë që lidhur me rastin të drejtohen drejtpërdrejtë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku hollësishtë mund të njohtohen lidhur me këtë rast, pasiqë menagjmenti u tregua shumë profesional dhe transparent gjatë vizitës sonë. Madje, ata janë jetësishtë të interesuar që rasti të zbardhet, por që puna duhet tu lihet organeve të thirrura për këtë rast. Meqenëse, rastin e vdekjes e ka cilësuar të dyshimë edhe Prokuroria e shtetit, KMDLNJ edhe njëherë kërkon hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe profesional, për ndriqimin e rastit, dhe poashtu kërkon që rasti të mos prejudikohet.

Poashtu, KMDLNJ kërkon që përgjegjësit e rastit të sillen para drejtësisë dhe kërkon ngritjen e nivelit të sigurisë në Qendrat e Paraburgimit dhe burgjet e Kosovës” , (sic), thuhet në raportin e KMDLNJ.