Rrefimi i shqiptarit nga Miami, ky asht tmerri që po ndodhë!

Nji shqiptar që ndodhet në Miami të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, vend i cili pritet m’u godit nga Uragani i fuqishëm “Irma”, deklaron në nji lidhje telefonike për Ora News, se biletat atje janë dhetëfishue dhe asht tejet e vështirë për me i gjetë ato.

Ylli Paja tha se ishte pjesë e nji delegacioni edhe me shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia.

“Na jemi nji delegacion nga pjesëtarë të përbamë nga Kosova dhe Maqedonia. Na ishim në nji aktivitet në Bashkinë e Miami’t dhe ndigjuem për situatën, tue detyrue me ndërpre aktivitetin.

Qytetarët shkojnë në markete për me ble ushqime. Ka radhë të gjata në stacionet e benzinës dhe të gjithë po largohen nga qyteti. Biletat e avionëve edhe pse janë dhetëfishue asht e vështirë me gjetë.

Na kemi marrë nji taksi dhe sapo kemi dalë nga Miam’i dhe po vazhdojmë drejt Orlandos për me mbërri në New York.

Uragani ka shkatërrue gati dy ishuj në Karaibe.