Rrëfimi i Tito’s: Kosova ka me rrënue Jugosllavinë!

single_652x435_1397894407Tito
Historiani Vjenceslav Cencic ka shkrue nji libër për atë që konsiderohet si testmanent i Tito’s.
Cencic, librin e tij, e ka shkrue bazue në bisedat me Josip Kopinic që konsiderohet si shpjiuni ma i madh jugosllav i të gjitha kohnave, njoftojnë mediat kroate.

Historiani Vjenceslav Cencic librin e tij “Rrëfimi i fundit i Tito’s e ka publikue 20 vjet mbas vdekjes së Josip Broz Tito’s, që asht nji lloj testamenti politik i diktatorit jugosllav e që jep nji pamje të re për figurën edhe veprat e tij.

Libri, simbas mediave kroate, bazohet në stenogramet e fjalimit të tij më Karagjorgjevë më 1979, dhe bisedave të tij me Josip Kopinic, që për shumëkënd asht shpjiuni ma i madh jugosllav i të krejt kohnave.

Libri, sa i përket besueshmënisë e ndanë fatin e Tito’s, i cili dikur lavdohej ndërsa ma vonë kontestohej.

Simbas librit, Kosova ka me qenë ‘sherri’ kryesor për rrënimin e Jugosllavisë.

“Kam qenë kundër Kushtetutës të vitit 1974! Kam qenë kundër dhanies së shtetësisë për krahinat dhe pjesëve që republikave u mundësojë shkëputje nga federata pa marrëveshje me republikat, pa referendum në krejt vendin.

Edhe sot, edhe atëherë e përsëris se kjo “e keqe” nga këto të drejta kushtetuese të krahinave ka me rrënue Jugosllavinë.

E kam ditë se gjendja e sigurisë në Kosovë asht e keqe, por nuk e kam ditë që raportet ndërmjet republikave tona kanë ra kaq poshtë.

Shokë, më duhet të them se kur asht në pyetje Kosova, të gjithë ata që kanë votue për Kushtetutën e vitit 1974 kanë me qenë fajtorë për fatin e Jugosllavisë” ka thanë Tito, bazue në këtë libër.

Më pas, Tito ka folë edhe për pasardhësin e tij tue thanë se ai e kishte ba këtë, por më pas kishin fillue edhe rivalitetet të thella të cilat kanë përfundue edhe me vrasje.