Rrefimi për Angela Merkelin dhe ‘dashnoret e saj ballkanikë!

Shumë gjana i ndajnë Aleksandrin me Edin.

Njani ka qenë nji ish-ushtar i partisë, tjetri ka qenë artist në jetën e maparshme.

Aleksandri asht gjaknxehtë, Edi i pëlqen shumë provokimet.

Kjo e ban marrëdhanien e tyne shpesh të trazueme.

Sidomos për shkak se njani asht serb dhe tjetri asht shqiptar.

Veçanërisht përplasje mes tyne ka kur bje fjala për Kosovën.

Por të dy e kanë nji të perbashkët: janë nga dy metra të gjatë dhe janë të pajisun me nji ego të konsiderueshme.

Opozitën nuk e tolerojnë, sidomos në punë.

Të dy bajnë të njajtën punë: Aleksandar Vucic asht kryeministri i Serbisë, Edi Rama asht kryeministri i Shqipnisë.

Por ajo që i bashkon asht admirimi për nji grue: Angela Merkel.

Mund të duket e habitshme, sidomos tue pas parasysh ranien e popullaritetit të kancelares dhe kritikat e shumta që po i bajnë komentatorët.

Por nëse i heq sytë nga panorama gjermane dhe i hedh në Ballkan, sheh diçka krejt ndryshe: këtu kancelarja gezon respekt dhe simpati në popullatën e gjanë.

Kur Aleksandri dhe Edi flasin për Angelan, nuk ka veçse deklarata dashnie.

Në nji diskutim krye me krye në Forumin e Sigurisë në Beograd, Edi Rama pyet:

“Ku do ishin vlerat europiane, nëse gjatë krizës së refugjatëve, Berlinin nuk do e qeveriste Angela Merkel, por Orban”.

Aleksandri ja ngul sytë.

“Ajo asht e vetmja që mendon për neve. Ajo na telefonon direkt kur kemi probleme dhe na tregon se çfarë duhet me ba,” thotë ai.

Edi kërkon me shtue diçka, por Aleksandri nuk ia len radhën.

“As BE, as Komisioni nuk mund ta zavendësojë atë. Kur bje fjala, ka vetëm nji emën: Angela!”

Më pas e ul pak zanin: “Njerëzit e mi më këshillojnë: Nuk e sheh se çfarë po i ndodh asaj në sondazhe”.

Edi e ndërpret: “Jo, jo, ajo do zgjidhet persëri”.

Aleksandri e ngre persëri tonin: “Unë nuk kam turp. Çfarë do që të ndodhë, do jem krah saj”.

Pastaj Aleksandri dhe Edi nisin të zihen persëri për Kosovën. Mapo.al (Marrë nga Neue Zuercher Zeitung)

 

Albanischer Ministerpräsident Rama in Berlin 2014

 

angela-vucic