Rrëfimi për futbollistin e vramë në Pejë: Mbas 10 ditësh ka pas me shkue në Itali me u testue te nji ekip italian

Futbollistit të ri nga Peja, Idriz Berisha, i asht ndërpre andrra që me u sprovue në nji ekip europian mbas plagëve që mori mbramë në vendlindjen e tij, të cilat i sollen vdekjen.

Mbas 10 ditësh ai kishte me ba nji test në nji ekip të futbollit në Itali për me pa nëse mundet me vazhdue karrierën në ate shtet.

Nji ndeshje futbolli e zhvillueme dje në park të madh ishte fatale për Idrizin. Ai në fund të takimit u qëllue me thikë nga nji futbollist tjetër si pasojë e nji konflikti gjatë takimit.

16 vjeçari Idriz Berisha si pasojë e plagëve të marra nga thika ishte dërgue pa sheja jete mbramë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Naim Berisha, familjar i viktimës kallxon së mbas dhetë ditëve, Idrizi kishte në plan me udhëtue drejt Italisë për me u testue në nji ekip si talent i ri i futbollit. Ai rrëfen edhe për mundin e familjarëve që me ja mundësue nji gja e tillë talentit 16 vjeçar, tashma të ndjerë.

“Siç thotë edhe baba i tij se, 15 vjet ka investue në këtë djalë për futboll. Tash me 20 Qershor ka pasë për me udhëtue për në Itali për test në futboll”, kallxon Naim Berisha për KALLXO.com.

Edhe pse ende nuk janë mirë të informuem se si ka ndodhë rasti, ai thotë së Idrizi u therr me thikë pikërisht në nji ndeshje futbolli në park të madh të qytetit.

“Simbas informatave kanë qenë në Karagaq në park tue luejtë. A kanë pasë fjalosje aty nuk e dimë, veç kur kemi dëgjue lajmin në fshat se asht therr me thikë. Kemi shkue për spital, por ai kish pas ndërrue jetë pa shkue në spital”, rrëfen familjari i viktimës.