Rrëfimi prekës i senatorit McCain për betejën me kancerin

Senatori amerikan, John McCain, ka thanë se mjekët i kanë dhanë atij një “prognozë shumë, shumë serioze”, derisa ai po përballet me kancerin në tru.

“Disa thojnë 3 për qind, disa thojnë 14 për qind”, ka thanë McCain në nji intervistë për televizionin CBS, derisa ka folë për gjasat e tij për mbijetesë.

McCain i asht nënshtrue në Korrik nji operacioni për heqjen e nji tumori në tru, që mandej kishte dalë të ishte nji formë e glioblastomës, i njajti lloj i kancerit që ia kishte marrë jetën ish-kolegut të tij në Senat, Edward M. Kennedy, më 2009.

McCain ka tregue se e ka Kennedy’n në mendje shpesh. Senatori ka thanë se Kennedy ka vazhdue me punue, përkundër diagnozës, dhe “nuk asht dorëzue kurrë, për shkak se e donte angazhimin”.

Shperndaje në: