Rrëfimi tronditës i gazetarit: Rama e mshen pasuninë në Panama. Qysh e zbulova Bushatin në shpi publike të burrave

Peter Tase asht nji nga gazetarët investigativë në Shqipni, i cili ka ba publik disa skandale, në të cilat janë përfshi disa nga ministrat e kabinetit Rama. Ai ishte i pari që publikoi marrëdhaniet seksuale me tranversitët të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në shpitë publike të burrave në Brazil. Ngjarja nuk u përgënjeshtrue në asnji rast nga ministri i Jashtëm.

Peter Tase thotë se qysh ai ka arritë në gjurmët e këtyne ministrave. Tase thotë se, pozicioni i tij i punës e ka ba që me pasë lidhje me disa qeveri në vendet e Amerikës Latine.

Tase thotë për “RD” se, Bushati jo vetëm që ka shkue në shpi publike burrash, por po ashtu asht e provueme se ai ka shkue edhe me prostituta minorene.

“Për me zbulue këtë skandal në Brazilia më asht dasht që me i pague edhe 1200 Real, (monedha që përdoret në Brazil)”, thotë Tase. Ministri i Jashtëm, Bushati ka vizitue Brazilin në Nandorin e vitit të kaluem. Më 5 Nandor 2015 ai asht takue me ministrin e Jashtëm të Brazilit, ku dhe ka nënshkrue nji marrëveshje për transportin ajror. Kjo ka qenë edhe koha kur Bushati asht kapë në aferën seksuale, për të cilën asht folë se egziston edhe nji video, e cila nuk asht ba publike.

Tase thotë se, përmes lidhjeve të tij, ai tash po investigon pasunitë e mshefta të Ramës dhe ministrave. “Rama ka ma shumë se 200 milionë euro pasuni”, thotë Tase, tue kujtue deklaratën e bamë nga zyra e OSBE në Tiranë./Syri.net