Rrehet keq polici në Zubin Potok

policekosovo

Pjesëtari i Policisë së Kosovës në Zubin Potok, Nedeljko Kasallovic, asht rreh nga nji person, me ç’rast ka marre lëndime të randa në krye dhe asht trajtue në repartin e kirurgjisë të spitalit në veri të Mitrovicës, bajnë të ditun burime të KosovaPress’it.

Simbas këtyne burimeve, ngjarja ka ndodhe të Hanën rreth orës 21:00 në kafeterinë “M” në Zubin Potok.

“Mbramë rreth orës 21:00 në kafeterine ‘M’ në Zubin Potok asht sulmue polici Kasallovic, i cili ishte jashtë detyrës, me ç’rast ka marre lëndime në krye dhe asht trajtue në spital. Ai u sulmue nga personi me emnin Dragan Vicentijevic, i cili veç tjerash, gjatë rrehjes ka përdore edhe karrigen, tue e godite viktimën në krye”, kanë thanë burimet.