Rreth 5 mijë emigrantë të bllokuem në Maqedoni

Ma shumë se 5 mijë emigrantë kanë mbetë të bllokuem në pikën kufitare të Idomenit, në veri të Greqisë, nji ditë mbas vendimit të katër vendeve ballkanike për vendosjen e kuotave të reja, njoftoi policia lokale.

“Kjo situatë ka me u rregullue për 15 ditë”, garantoi sot ministri grek i Politikës Migratore Yiannis Mouzalas, tue theksue se Qeveria synon me instalue kampe provizore në gjithë vendin që mund të presin 2 mijë deri në 3 mijë persona.
Ku bllokim erdh mbasi Maqedonia vendosi para 1 jave, që t’i mbyllë kufijtë për afganët.
Ajo kërkon gjithashtu nga sirianët dhe irakianët dokumenta identifikimi, përveç lejes së kalimit të dhanë në qendrat greke të regjistrimit.
Sllovenia dhe Kroacia, anëtare të BE’s, si dhe Serbia dhe Maqedonia njoftuen të Premten se kane me limitue në 580 numrin ditor të emigrantëve që kane me tranzistue drejt Europës Veriore.