Rreth 60 persona të bllokuem në teleferik në alpet franceze

Rreth 60 persona kanë mbetë të bllokuem në teleferik në malin Mont Blanc në alpet franceze.

Fillimisht ishin 110 persona të bllokuem, por me anë të helikopterëve u ba i mundun evakuimi i disa prej tyne.

Me ranien e natës, operacioni u ndërpre për të rifillue mëngjesin e së Premtes.

Autoritetet franceze thonë se janë në kërkim të defektit që shënoi ngecjen e teleferikëve.

Po ashtu, ekipeve franceze të pshtimit u janë bashkue ekipet italiane dhe zvicrane, të cilat janë tue marrë pjesë në përpjekjet e pshtimit.