Rrezik me u zhdukë shumë lloje bimore e shtazore

22 Maji asht shpallë nga Kombet e Bashkueme si Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik, ose ndryshe e quejtun Dita Botnore e Biodiversitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit ma të thellë të çashtjeve lidhun me biodiversitetin.

Për herë të parë kjo ditë asht përkujtue nga Komiteti i dytë i Ansamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme më 29 Dhetor 1993, që shënon dhe datën e hymjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik.

Në Dhetor 2000, Ansambleja miratoi 22 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, për me përkujtue miratimin e tekstit të Konventës në 22 Maj 1992.

Kosova ka sipërfaqe relativisht të vogël, por me nji biodiversitet shumë të pasun, këtë e kanë mundësue, pozita gjeografike, faktorët si;, gjeologjik, pedologjik, hidrologjik, relievi dhe klima.

Kafshët e rralla në vendin tonë si rrëqebulli, ariu i murrmë, kaprolli, dreni, dhia e egër dhe lloje të tjera janë në rrezik të zvogëlimit të popullacioneve, si pasojë e damtimit dhe ndryshimeve në vendbanimet natyrore të tyne, gjuetisë së pakontrollueme, varfënimit dhe degradimit të ekosistemeve, erozionit dhe shpyllëzimit.