Rrezikohet marrëveshja e FMN’s, shkaku i numrit të madh të veteranëve

Shifra prej 46 mijë e 230 veteranëve që ka dalë nga verifikimi, mundet me rrezikue marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Ky numër që ka tejkalue parashikimet e qeveritarëve ka dalë nga Komisioni Qeveritar i formuem enkas për me verifikue statusin e pjesëmarrësve në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për këtë shifër asht shqetësue edhe kryeministri Isa Mustafa, ndërsa ministri i Financave tha se, nuk e di se si mundet me u perballue kosto e këtij numri kaq të naltë.

Ministri Avdullah Hoti në nji intervistë për KosovaPress tha se ky numër i veteranëve që ka dalë nga Komisioni qeveritar dhe i miratuem dje nga Qeveria mundet me rrezikue marrëveshjen me FMN’në.

Simbas Hotit, ky numër i nalttë ka dalë jashtë çdo parashikimi që ishte parapa fillimisht nga komisioni për verifikimin e statusit të tyne.