Rrëzimi i avionit egjiptian, dy pilotët turq: Pamë nji UFO

Dy pilotë të nji linje ajrore turke kanë ba deklarata që e çojnë shpjegimin për rrëzimin e avionit egjiptian në kufijtë e të pabesueshmes. Ata thonë se nji orë para se avioni i “Egyptair” të rrëzohej, kanë pa nji UFO tue fluturue mbi avionin, me të cilin po fluturonin vetë.

Shkaku i rrëzimit të avionit “Airbus320”, i cili ra në detin Mesdhe të Ejten e kalueme, mbetet ende mister. Në avionin që udhëtonte nga Parisi në Cairo udhëtonin 66 persona.

Nji prej medieve ma të mëdha turke i ka citue dy pilotët, të cilët janë shprehë se kanë pa nji objekt me drita jeshile të kalonte mbi avionin e tyne, ndërsa po i afroheshin aeroportit të Stambollit “Ataturk”, mbas kthimit nga Bodrumi, rreth orës 11:30 të së Ejtes.

Simbas “Hurriyet Daily News”, pilotët u kanë thanë kontrollorëve të trafikut ajror se “nji objekt i paidentifikueshëm me drita jeshile kaloi mbi avionin tonë”.