Rrezja e veprimit të raketave ruse përfshin krejt Europën

Para shpërthimit të krizës siriane dhe asaj ukrainase, rrezja e veprimit të raketave ruse të vendosuna në Kaliningrad ishte modeste, por me përshkallëzimin e tensioneve me Perendimin, kjo rreze asht zgjanue dhe tashma përfshin thuejse krejt Kontinentin e Vjetër.

Bahet fjalë për përforcimet ushtarake që Moska ka krye në eksklavën e vet në Detin Balltik.

Washington Post ka publikue disa harta që kallxojnë shumëllojshmëninë e raketave ruse të stacionueme në rajon dhe rrezen e tyne të veprimit.

Raketat S-400 tokë-ajër kapin shpejtësi ma të madhe se zani dhe përdoren kryesisht për mbrojtje. Rrezja e veprimit asht rreth 300 kilometra.

Raketat Kalibër kanë nji rreze veprimi deri në 1600 kilometra dhe aftësinë që të mbartin mbushje bërthamore.

Iskander-M, janë bateri raketore të lëvizshme, të vështira për m’u lokalizue dhe nji saktësi marramendëse. Janë në gjendje të mbartin mbushje bërthamore dhe godasin në nji rreze deri në 420 kilometra.

Shperndaje në: