Rrihen e maltretohen nga policia dy të akuzuemit e rastit “Kumanova”

Mbas përfundimit të seancës së fundit gjyqësore për rastin e “Lagjes së Trimave”, gjatë rrugës për në burg policia i ka rreh dhe maltretue të akuzuemit Bajram Elshanin dhe Sevdail Miftarin.

Këtë e konfirmojnë avokatët dhe familjarët e të akuzuemve.

Simbas tyne, ma randë ka pësue Bajram Elshani që ka marrë lëndime në qafë, kokë dhe ia kane thye dhambët, ndërsa Sevdail Miftari e ka lëndue kambën.

Bajramin e kam pa në gjendje jo të mirë, kur e ka kthyer nga gjykata e kanë rrahur një dhëmb ja kanë thyer ka pasur shenjë në qafë në kokë e kanë harrur duke e dërguar në burg. Isha në vizitë e pyeta më tha çka me të treguar na kanë rrahur. Me maska kanë qenë të policisë special a ku ta dijë”, deklaroi Jetulla Elshani, baba i Bajramit.

Avokatë e kanë paraqit rastin në fjalë por përgjegjësi për maltretimin e të akuzuemve e hedhe fajin te ministria e drejtësisë dhe avokati i popullit mbasi që ata kanë mekanizma për me parandalue maltretimin e të akuzuemve.

Bajrami i ka pasur dhëmbët e thyer ndërsa Sevdali Miftari tek këmba ka pasur lëndime. Kemi reaguar në çdo formë dhe presim që gjykatësja të reagojë ashtu siç premtoj. Mendoj se dobësia është tek ministria e drejtësisë dhe avokati popullit, pasi maltretimi bëhet në burgje nga ana e gardianëve dhe njësive speciale. Pra përgjegjësi kanë Ministria e drejtësi dhe avokati popullit”, tha avokati, Naser Raufi.

Edhe seanca e sotme gjyqësore për lagjen e trimave vazhdoi me dyer të mbylluna mbasi dëshminë e tyne e kanë dhanë katër dëshmitarë të mbrojtun.

Seanca e radhës ka me u mbajtë me 11 Maj.