Rriten pensionet, qe prej cilit muej!

pensionet

Prej muejit Qershor pritet me fillue ndamja e pensioneve me rritje për të gjithë pensionistët kontribut-dhanës.

Mënyra e ndamjes së këtyne pensioneve asht e parapame me udhëzimin administrativ që ka dalë nga Ligji për skemat pensionale, thonë zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të pensionistëve.

Në bazë të këtij udhëzimi, i cili nga qeveria e Kosovës asht miratue në fillim të këtij viti, baza e pensionit kontribut-pagues asht 158 euro, kurse pensioni ma i naltë në Kosovë do të jetë 240 euro.

Kjo shumë asht kategorizue në bazë të pervojës së punës dhe kualifikimit arsimor të personit mbi 65 vjet.