Rriten tensionet: Ushtria turke kryen stërvitje ushtarake në kufi të këtij shteti

Forcat e Armatosuna të Turqisë kanë nisë sot stërvitjet ushtarake në kufi me Irakun, njofton ushtria turke. Stërvitjet ushtarake vijnë vetëm nji javë para nji referendumi për pamvarësinë e kurdëve në veri të Irakut, për të cilin Ankara ka ba thirrje të anulohet.

Ushtria turke ka thanë se operacionet e saj ndaj grupeve militante në rajonin e kufinit irakian kanë me vazhdue në të njajtën kohë me stërvitjet ushtarake.

Dje, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka me u takue gjatë kësaj jave me kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi, me diskutue për shqetësimet rreth referendumit.

Shperndaje në: