Rritet buxheti i Kosovës për 17.1% krahasue me 6 mujorin e vitit të kaluem

Simbas Raportit nga gjashtëmujorit i parë i vitit 2016, të hyrat kanë shënue rritje prej 17.1%.

Po ashtu ky gjashtëmujor asht karakterizue me nji ritëm të përshpejtuem të rritjes së aktivitetit ekonomik krahasue me periudhën e njajtë të vitit 2015, ku rol të veçantë kanë luejt masat e ndërmarra në kuadër të reformave të bamit biznis, rritja e besueshmënisë së investitorëve, si dhe përmirësimi i vazhdueshëm dhe gradual i ambientit të jashtëm ekonomik në përgjithësi.

Përveç ndikimit të këtyne politikave, në trendin pozitiv të hyrave kanë ndikue edhe masat e ndërmarra nga agjencitë mbledhëse e të hyrave për ngushtimin e hendekut tatimor, rritjen e efikasitetit në mbledhjen e të hyrave si dhe në luftimin e ekonomisë joformale.