Rritet çmimi i mishit, perimeve, sheqerit dhe cigareve

Papunësia po rritet. E bashkë me të edhe çmimet e produkteve ushqimore.

Kështu po tregojnë të dhanat e nxjerra nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Shkalla e papunësisë në Kosovë, bazue në matjet e ASK’s, vetëm për tre mujorin  e parë të këtij viti ka dalë të jetë 30.5 përqind.

ASK në Indeksin e Harmonizuem të Çmimeve ka ba nji krahasim të disa prej produkteve ushqimore në Qershor të 2016’tës, me Majin e Qershorin e këtij viti.

1 kilogram mish viçi në Qershor të vitit të kaluem ka pas çmimin mesatar prej 7.23 euro.

Derisa në Qershor të 2017’tës,  ky çmim ka shenue rritje në 7.47 euro.

E njajta ngritje çmimesh asht parë edhe te pemët e perimet.

 

Ushqimet që kosovarët konsumojnë gati ma së shumti, shihet ta kenë pësue këtë rritje.

Këto të dhana të publikueme nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, janë marrë si çmime mesatare në euro për disa artikuj për muejin Qershor të këtij viti dhe të vitit të kaluem.