Rritet dhuna ndaj nxanësve në shkollat publike

Dhuna ndaj nxanësve, keqtrajtimit dhe fyemjes së tyne nga ana e mësimdhanësve asht shndërrue në nji dukuni mjaft shqetësuese.

Kështu u shpreh Presidenti i Koalicionit të OJQ’ve për Mbrojtjen e Fëmive, Gani Lluga.

Për Televizionin Rrokum ai tha se nuk ka shumë vëmendje nga institucionet.

Simbas Llugës, personat të cilët ushtrojnë dhunë ndaj fëmive duhen largue nga kontakti me ta, sepse munden me i përseritë veprimet e njajta.

Vetëm në muejin Mars janë konfirmue 3 raste të dhunës fizike ndaj nxanësve, të cilat konsiderohen të papranueshme nga kjo organizatë.

Në konferencën e posaçme për media, KOMF u bani thirrje institucioneve gjegjëse me marrë seriozisht këtë çashtje, mbasi veprimet e dhunës ndaj nxanësve bien në kundërshtim me Kushtetuen e Republikës së Kosovës, Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmive dhe Rregulloret tjera përkatëse të punës së mësimdhanësve.

KOMF dha rekomandime për Ministrinë e Arsimit, për hartimin e politikave për mbrojtjen e fëmive në institucionet arsimore, për identifikimin e rasteve të dhunës në shkolla dhe marrjen e masave adekuate.

KOMF i kërkon Policisë së Kosovës që me reague menjiherë në rastet e dyshueme të keqtrajtimit ndaj nxanësve tu’ u bazue në dispozitat ligjore. Ndërsa prokurorisë i rekmandohet luftimi dhe ndëshkimi i rasteve të tilla etj.