Rritet lista e personave që po hetohen nga Prokuroria, qe emnat!

prokuroria

Prokuroria e Kosovës ka ba të ditun ma herët se përveç Adem Grabovcit, ka me nisë hetime edhe për disa persona tjerë të perfshimë në pergjimet e publikueme javë ma parë.

Simbas inicialeve që thuhen në komunikatë, del se në mesin e tyne ka ish-ministra e deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkruen Indeksonline.

Personat që do të hetohen nga prokuroria janë deputeti i Kuvendit të Kosovës,Zenun Pajaziti, ish-ministri i Ekonomisë – Besim Beqaj, ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme – Ilhami Gashi, kryetari i Degës së PDK’s në Prizren – Njazi Kryeziun, ish-zavendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale – Fatmir Shurdhaj, ish-këshilltari i ministrit të Punëve të Mbrendshme, Bajram Rexhepi – Sedat Gashin dhe ish-shefja e Divizionit Farmaceotik në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.