Rritet në 61, numri i të vdekunve nga tërmeti në Meksikë

Asht rrit në 61 numri i të vdekunve nga tërmeti i fuqishëm që goditi bregun jugor të Meksikës, shkruen BBC.

Presidenti i shtetit meksikan, Enrique Pena Nieto ka thanë se të paktën 200 persona janë të lënduem.

Tërmeti me magnitudë 8.1, që e goditi t’Ejten mbrama vendin, ishte ma i forti në regjion qysh prej nji shekulli.

Pena Nieto ka shpall ditë zie dhe flamuri asht l’shue në gjysë shtizë.

 

Shperndaje në: