Rritet numri i aksidenteve, policia apelon për kujdes!

Policia e Kosovës ka raportue se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistrue te kenë ndodh gjithsej 19 aksidente trafiku, prej të cilave katër kanë përfundue me persona të lenduem dhe 15 të tjera me dame materiale.

Ndërsa mbrenda ditës policia rrugore ka shqiptue gjithsej 814 gjoba kundërvajtëse ndaj të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thye rregullat e trafikut.

“Referue përkeqësimit të motit, të reshunave të shiut dhe mundësisë së paraqitjeve të ngricave në ditët në vijim, Policia e Kosovës me njisitë relevante të saj do të ndërmarrë masa konkrete në ngritjen e nivelit të sigurisë  në komunikacionin rrugor si në aspektin parandalues po ashtu edhe në atë veprues”, kanë deklarue në polici.