Rritet numri i pacientëve në QKUK, mjekët këshillojnë shmangien e ekspozimit në diell

Si pasojë e ngritjes së temperaturave, Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po përballet me shtim të numrit të pacientëve, të cilët kërkojnë trajtim mjekësor.
Kardiologët këshillojnë pacientët me smundje kronike që të shmangin ekspozimin në diell nga ora 12:00 deri n’orën 16:00 të ditës.

Pacientët me smundje kronike, ma konkretisht ata që kanë probleme kardiake, me mushkni apo ata që vuejnë nga tensioni i naltë i gjakut, në këtë kohë duhet të jenë të kujdesshmen dhe t’i ikin ekspozimit të gjatë në diell si dhe të marrin terapinë simbas udhëzimeve të mjekut, tha për Radio Kosovën kardiologu Imri Jashari.

“Nga Shoqatat e Kardiologëve Europian asht propozimi qe të kihen parasysh disa elemente: elementi i parë asht pacientet të cilët janë me ndonji shtypje të naltë të gjakut apo smundjes së zemrës u preferohet pacientave qe trajtimi me medikamente te bajnë kujdes, për shkak se te temperaturat e nalta mbi 30 gradë kemi uljen e shtypjes së shpejt, çrregullime të ritmit të zemrës, marramendje e deri ne kolaps”, tha Jashari për Radio Kosovën.

Po ashtu në Qendrën Emergjente të QKUK’s numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore ka shënue rritje, tha mjeku kujdestar, Avdush Bajgora.

Simbas tij, personat ma të shpeshtë të cilët kërkojnë ndihmë janë të moshuemit të cilët kanë probleme kardio-vaskulare të sistemit respirator, me smundje të veshkave dhe persona të tjerë.

Gjithashtu të atakue janë edhe fëmitë kështu që fluksi i pacientëve dita ditës asht tue u shtue çdo ditë e ma shumë krahas ngritjes së temperaturave.

“Pacientët me smundje kronike në rast se vërejnë ndonji përkeqësim të gjendjes shëndetësore, duhet të paraqiten menjiherë te mjeku ma i afërt për me marrë trajtimin e duhun, thotë kardiologu Imri Jashari.