Rritet numri i policëve n’prag të referenduemit në Catalonia (video)

Ministri i Mbrendshëm i Spanjës tha se ka me dërgue ma shumë policë në Catalonia, për me mbajt rendin dhe përkujdesjen që referendumi për pamvarësi mos me ndodhë.
Catalonia e cila ka me votue më 1 Tetor për m’u nda nga Spanja.

Catalonia ka policinë e vet të ashtuquejtun “Mossos d’Esquadra”, edhe pse policia shtetnore e Spanjës ka qendra në rajonin katalunas dhe punon bashkë me ta.

Ministri i Mbrendshëm nuk ka tregue për numrin e policëve i cii ka m’u dërgue atje, por mediat spanjolle thonë se 3000 deri në 4000 trupa policore kanë arritë apo janë tue shkue në Catalonia.

Policët kanë me ju bashkue 5000 policëve tashma të vendosun në Catolonia dhe ma shumë se 17.000 policëve Mossos të Catalonia’s.