Rritet numri i të plagosunve në Stamboll

Asht rritë në 10 numri i të plagosunve në Stamboll, si pasojë e nji shpërthimi afër nji stacioni të policisë.

Nji bombë e vendosun në nji motocikletë shpërtheu sot mbasdite në rrethinën Yenibosna.

Ndërkohë, guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin, u ka thanë gazetarëve se asnjani nga të lënduemit nuk asht në rrezik për jetë.

Për momentin, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.