Rritet numri i të smutve mendor në Shkodër, shkak varfnia. 2500 njerez kerkojne trajtim!!!

Varfnia asht ba shkak i rritjes së numrit të smutve mendorë në qarkun e Shkodrës. Simbas mjekut psikiatër pranë Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor, Gjon Preçi, vetëm gjatë këtyne dy muejve të fundit, kanë kërku shërbim të specializuem ma shumë se 2.500 pacienta, pjesa më e madhe e të cilëve i përkasin grupmoshës së mesme.

“Vetëm këta 2 muejt e fundit, simbas statistikave, numri i të smutve me probleme mendore asht mbi 2.500, pa llogarite këtu ndihmën që u ofrojmë personave që kanë probleme të tilla nëpër banesa. Në komunitet asht nji situatë që i kapërcen kufijtë e normales, sepse nuk ka ndodh gjatë viteve të tjera që kaq shumë persona të paraqiten dhe të marrin shërbim mbrenda nji periudhe 2-mujore. Zakonisht numrin ma të madh të vizitave e kanë grupmoshat nga 20-vjeç deri në 55-vjeç. Kjo asht frekuenca ma e madhe e vizitave. Këto mosha kanë probabilitetin me shfaq çrregullime mendore ma të shumta, për faktin se impakti që kanë jo vetëm në jetën e tyne, por edhe në familje asht shumë ma i madh”, – tha mjeku Gjon Preçi./Burimi: shendeti.com.al/