Rritet numri i vdekjeve nga aksidentet

Policia e Kosovës ka ba të ditun se numri i aksidenteve asht në rritje, ndërsa shkaktarë janë faktori njeri dhe rrugët jo të mira.

Po ashtu, asht rritë numri i aksidenteve me fatalitet. Policia apelon që të shtohet kujdesi në ngasje për mos me ndodhë ma e keqja në trafik.

Numri i vdekjeve në trafikun rrugor asht rritë në 18%. Simbas të dhanave të Policisë së Kosovës, bazue në periudhën Kallnor-Korrik, nga aksidentet në trafik kanë humbë jetën mbi 70 persona dhe mbi 7,206 janë lëndue.

Nëse këto të dhana krahasohen me vitin e shkuem, i bjen që këtë vit; si pasojë e aksidenteve kanë vdekë 20 persona ma shumë, krahasue me periudhën e njajtë të vitit të kaluem./rtk