Rritet numri i viktimave nga sulmi terrorist në Spanjë

Asht rritë në 14, numri i viktimave në Spanjë, mbas sulmit të djeshëm terrorist dhe nji përleshje të sotme në mes të policisë dhe të dyshuemve që janë konsiderue të kenë qenë “ terrorist”.

Gjatë sulmit të djeshëm në qendër të Barcelonës, Las Ramblas, kanë vdek 13 persona.

Derisa sot asht ba e ditun për nji viktimë të re në qytetin bregdetar, Cambrils.

Autoritetet kanë thanë, se rreth 100 persona janë lëndue, derisa numri mund të rritet.

Policia ka thanë se incidenti në Cambrils ka qenë i lidhun më sulmin në Barcelonë.

Zyrtarë spanjollë kanë thanë se e kanë parandalue sulmin e dytë terrorist, në këtë qytet, në jug të Barcelonës.

Ndërkohë asht tue vazhdue akcioni nga policia spanjolle, mbas sulmit në Las Ramblas, në kërkim të autorëve të sulmit.